Festojmë një shekull me DUX
DUX po përgatitet për të shënuar 100-vjetorin në mjeshtëri, inovacion dhe dizajn. Për t'i dhënë rëndësinë e duhur këtij përvjetori të veçantë, po planifikojmë festime gjatë gjithë vitit që do të nderojnë trashëgiminë e të kaluarës, do të tregojnë risitë e të tashmes dhe do të hedhin një vështrim mbi atë që na pret në të ardhmen.
2026 do të përfaqësojë një moment të madh historik për markat DUX dhe DUXIANA. Kanë kaluar 100 vjet që kur prodhuesi suedez i çokollatave Efraim Ljung, i frymëzuar nga shtretërit që provonte jashtë, nisi të zhvillonte vetë dyshekë me susta nën emrin DUX. Në 1926, Efraimi mund të mos e ketë kuptuar që po hidhte themelet për atë që do të quhej një shekull inovacion i gjumit dhe ekselencë në dizajnimin e mobilieve.
Sot, trashëgimia e Efraimit vazhdon të mbahet ende gjallë nga stërnipërit dhe stërmbesat e tij, të cilët drejtojnë biznesin që ai nisi. Për katër breza, familja ka ndërtuar bazuar në vizionin e tij të parë, duke vendosur standarde të reja në stilin e jetesës.
"Jemi krenarë të vazhdojmë traditën e një biznesi që ka qenë gjithnjë 100% familjar", thoë Henrik Ljung, shefi ekzekutiv i DUX & DUXIANA. "Katër breza të familjes sonë kanë çuar përpara një mision të vetëm, krijimin e produkteve ergonomike që kombinojnë teknologjinë dhe stilin. Sot, emri DUX nënkupton mjeshtëri cilësore, mobilie ikonike dhe, mbi të gjitha, rehati të pakrahasueshme."
Gjatë gjithë 2026, DUX do të kujtojë 100 vjet histori, do të festojë pozicionin ku gjendemi sot dhe do të nisë të shpalosë planet e të nesërmes. Do të ketë lançime interesante produktesh, duke përfshirë koleksionet krejtësisht të reja dhe disa prodhime të veçanta e të papërsëritshme. Gjithashtu, do të organizojmë një sërë ngjarjesh të paharrueshme, duke kulminuar me evenimentin e qershorit "3Days of Design" në një vend të shquar, siç është Kopenhaga në Danimarkë.
Koleksioni shekullor
Do ta fillojmë përvjetorin me një seri produktesh të veçanta me prodhim të kufizuar. Ky koleksion mishëron shkallën e ekspertizës sonë në prodhimin e mobilieve dhe të shtretërve, duke u bërë homazh disa prej dizajneve më të njohura DUX në këto 100 vitet e fundit. Ai merr frymëzim nga e kaluara, ndërkohë që përfiton edhe nga teknologjitë më të fundit të komoditetit dhe teknikat më të përparuara të prodhimit.
Si një vlerësim për katër brezat e familjes Ljung që kanë drejtuar DUX, do të ketë gjithsej katër prodhime shekullore, ku secili prej tyre do të nxirret në treg çdo tremujor të 2026. Secili dizajn do të jetë i kufizuar në 100 copë të numëruara individualisht.
Tremujori i 1-rë: Tavolina Alberto

Linjat e pastra dhe hapësira e bollshme për ruajtje kanë bërë Tavolinën Alberto një ikonë të dhomës së ndenjes që kur u prodhua për herë të parë në vitet '80. Si pjesë e koleksionit shekullor, ne do të hedhim në treg një variant të veçantë të tavolinës katrore Alberto në krom. Për këtë version, pjesa e sipërme dhe e poshtme e tavolinës, që zakonisht janë prej xhami të temperuar, janë zëvendësuar me gur terrazzo me tone natyrale.
Tremujore i 2-të: Zyra e Samit

Në 2026 do të ndodhë rikthimi i shumëpritur i Zyrës së Samit në portofolin tonë, duke e filluar me një prodhim të veçantë si pjesë e festimit të 100-vjetorit. Bazuar në dizajnin origjinal të 1973 të Sam Larsson, varianti i karriges Sam për tavolinë ofron mbështetëse krahu, rrota dhe lartësi që përshtatet lehtësisht. Edicioni ynë shekullor është 100% me veshje lëkure ngjyrë ulliri, duke përfshirë edhe pjesën mbështetëse të shpinës. I gjithë procesi natyral i ngjyrimit rezulton në një material unik të butë me ngjyra të ngrohta që maturohen për mrekulli me kalimin e kohës.
Tremujori i 3-të: Esenca DUX

Që prej fillimit, DUX ka qenë e përkushtuar për përmirësimin e vazhdueshëm të shëndetit dhe mirëqenies nëpërmjet një përvoje më të mirë të gjumit. Shtrati ynë shekullor i përmbledh 100 vjet inovacion në një produkt të vetëm. Duke përdorur platformën e Rehatisë së Qëndrueshme si bazë, Esenca DUX merr frymëzim nga disa prej mobilieve tona më të hershme, me një kokë shtrati dhe detaje të tjera prej lisi. Siç sugjeron edhe emri, është esenca e një gjumi të përkryer nate.
Tremujori i 4-t: Launxhi Merimangë

Seritë Merimangë i kemi prezantuar në vitet '80 dhe ka qenë shenja dalluese e dizajnit DUX që prej atëherë. Për ta mbyllur vitin tonë shekullor, ne do të rivëmë në jetë Launxhin Merimangë për një periudhë të kufizuar. Është një ndenjëse për relaksim të pashoq, me dhjetë jastëkë drejtkëndorë Merimangë që përmbajnë të njëjtat susta Pascal që përdorim në shtretërit tanë. Ky version është një ekspozim vërtet i shkëlqyer, me veshje të veçanta nga dizajneri Black Edition i tekstileve luksoze.
Bëhuni pjesë e festimeve DUX
Me hyrjen e vitit 2026 do të shpalosim më shumë rreth planeve tona për përvjetorin. Për t'u siguruar që të mos ju shpëtojë asnjë njoftim, ndiqni DUX dhe DUXIANA në median sociale. Mos harroni të shikoni edhe këtë hapësirë.