Anashkaloni përmbajtjen kryesore

Dizajni Novator DUX

Zhvillim i vazhdueshëm

Gati 1-shekullit të fundit ia kemi kushtuar përmirësimit të shtretërve tanë dhe vazhdojmë ta bëjmë dhe sot. Studimi i thellësishëm na mundëson të arrijmë qëllimin e ndërtimit të shtretërve që ofrojnë gjumë të thellë, duke ju dhënë rehatinë e duhur për të rigjeneruar trupin gjatë gjumit. Për DUX, novacioni nuk do të thotë ndryshim ngjyre. Para se të inkorporojmë ndryshime në produktet tona, ne kryejmë kërkime tërësore duke lejuar vetëm përmirësime të matshme dhe të verifikueshme.

MBËSHTETJE DINAMIKE

Asnjëherë nuk qëndroni pa lëvizur gjatë gjumit. Prandaj ju duhet një shtrat dinamik që suporton të gjitha lëvizjet tuaja gjatë natës. Sistemi revolucionar i sustave DUX përshtatet me peshën dhe formën e trupit tuaj. Ai lëviz kur lëvizni ju, duke siguruar suport të vazhdueshëm dhe duke lejuar gjakun të qarkullojë lirshëm ndërsa muskujt të çlodhen plotësisht.

Dizajn unik i vazhdueshëm i sustës spirale

Sustat janë aq fleksible dhe elastike saqë lejojnë shpatullat dhe ijët tuaja të zhyten në shtrat, ndërkohë që shpina ngelet e suportuar. Hapësirat përreth spiraleve u japin mundësi shtretërve tanë të marrin frymë, duke e çliruar dyshekun nga nxehtësia e trupit. Qarkullimi i ajrit redukton aromat dhe krijon ventilim për të luftuar bakteret dhe mykun. Falë elasticitetit në dizajnin tonë të vazhdueshëm spiral, ju nuk do t'ju duhet ta rretulloni asnjëherë dyshekun tuaj DUX . Sustat nuk e humbin elasticitetin e tyre me kalimin e kohës. Prandaj shtretērit tanë mbeten për jetë.

TEKNOLOGJI E TESTUAR NDËR VITE

Ne jemi duke rafinuar, përmirësuar dhe përtërirë vazhdimisht teknologjinë tonë. Deri tani, rrjeti preciz i ngërthimit të sustave prej çeliku me elasticitet të lartë i ka rezistuar testit të kohës. Teknologjia jonë funksionon dhe ne kemi historinë për ta vërtetuar këtë.

Mbani shpinën drejtë

Shtrati DUX drejton shpinën tuaj duke shpërndarë peshën në mënyrë të barabartë dhe ndihmuar në lehtësimin e dhimbjes. Qëllimi ynë është t'ju mundësojmë të çlodheni në pozicionin e duhur. Kjo mundësohet vetëm kur trupi juaj suportohet në të gjithë gjatësinë e tij.