Anashkaloni përmbajtjen kryesore

Trashëgimia e DUX

ADN-ja jonë

Sistemet DUX të gjumit me performancë të lartë janë rezultat i thuajse nëntë dekadave kërkim dhe testim. Katër breza të familjes Ljung kanë aspiruar të prodhojnë krevatet më të rehatshme dhe më të përparuar nga ana teknologjike në treg. Rrënjët suedeze pasqyrojnë cilësinë më të lartë dhe traditën e gjatë. Rritja e rehatisë, performancës dhe jetëgjatësisë kanë qenë synimet e DUX që prej fillimit. Teknologjia jonë funksionon... dhe për ta vërtetuar atë ne kemi historinë.

Historia shkurtimisht

Në një natë të ftohtë në Çikago

Në 1924 prodhuesi suedez i çokollatës Efraim Jung qëndroi në një hotel të vogël në Çikago dhe u magjeps nga rehatia e krevatit. Me anën e një thike të vogël xhepi ai çau me kujdes dyshekun dhe brenda zbuloi susta elastike.

Nga prodhuesi i çokollatës te prodhuesi i krevatit

Në vendin e tij Suedi, Efraimi e zhvendosi fokusin e tij nga biznesi i ëmbëlsirave dhe filloi t'i përkushtonte gjithë kohën e tij eksperimentimit me sustat elastike të çelikut me fuqi dhe elasticitet të ndryshëm. Ai krijoi DUX dhe filloi prodhimin e dyshekëve në Malmö në 1926. 

 

Lokale në globale

Historia e DUX në SHBA daton që në vitin 1977 me hapjen e një salle ekspozitë dhe zyrave në Nju Jork.

Dhjetë vjet më vonë, DUX prezantoi konceptin e marketingut DUXIANA në Evropë, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.

Një çështje familjare

Ka mbi 90 vjet dhe marka jonë suedeze premium është ende 100% në pronësi të familjes. Tre stërnipërit Henrik, Anders dhe Oscar dhe stërmbesa Charlotte të Efraim Ljung kanë marrë përsipër me dëshirë rolin e Efraimit, duke e drejtuar kompaninë me ekspertizë në rrugën e përcaktuar nga paraardhësit e tyre.