Anashkaloni përmbajtjen kryesore

Personalizoni anën tuaj të shtratit

Sistemi Pascal i Mbështetjes së Personalizuar

Ne përqafojmë dallimet mes njerëzve që ndajnë të njëjtin shtrat. Prandaj sistemi ynë Pascal me kuti të ndërrueshme sustash ju lejon të personalizoni individualisht anën tuaj të shtratit. Qëllimi ynë është të garantojmë përshtatje optimale dhe rehati pa kompromise.

Çdo trup është unik

Kutitë janë dizajnuar për t'u përshtatur me lloje dhe pjesë të ndryshme të trupit, ndaj ato jo vetëm përshtatin diferencën në peshë dhe lartësi, por edhe në gjerësinë e shpatullave, densitetin e ijëve dhe muskulaturën. Ndërkohë që mund t'ju nevojitet mbështetje më e fortë e shtratit nën mes, partnerit tuaj mund t'i duhet më shumë fleksibilitet për të arritur drejtimin e duhur të shpinës.

Si funksionon

Shtresa e sipërme e Shtratit DUX me Pascal mund të zbërthehet për të shpalosur gjashtë kuti të këmbyeshme sustash; tre për secilën anë. Kutitë mund t'i kombinoni bazuar në peshën tuaj trupore, formën dhe dëshirat personale.

HAPI 1

Zhvendosni shtresën e sipërme

HAPI 2

Zbërtheni pjesën e sipërme të dyshekut

HAPI 3

Zgjidhni dendësinë e duhur: e butë, mesatare ose e fortë

HAPI 4

Shijoni anën tuaj të shtratit

Tre zona mbështetjeje

Këmbët, ijët dhe shpatullat tuaja kanë nevojë për një lloj tjetër mbështetjeje. Shtrati DUX i ndan zonat e mbështetjes, duke ju dhënë më shumë rehati përmes të gjithë trupit. Kutia e shpatullës redukton pikat e trysninë që mund të pengojnë qarkullimin e gjakut. Kutia e mbështetjes së ijës ju ndihmon ta mbani shpinën drejt, të lirë dhe të relaksuar, ndërkohë që ajo fundore i ngre pak këmbët tuaja për të drejtuar shpinën dhe për të ruajtur qarkullimin e gjakut në gjithë trupin.

Sustat e zgjuara

Dizajni i sustave dhe lloji i veçantë i çelikut që përdoret për t'i prodhuar ato, është frut i shumë viteve kërkim dhe testim. Çdo sustë është e kalibruar për një shkallë precize shtytëse që barazpeshon një nivel të paracaktuar të peshës trupore.

Pascal: njeriu dhe matja

E kemi emëruar Sistemin tonë të patentuar të Kasetës në nder të fizikanit dhe matematikanit francez, Blaise Pascal. "Pascal" është një njësi ndërkombëtare e matjes së trysnisë, në rastin tonë, matje e trysnisë precize që kërkohet nga secila sustë që suporton një trup në çlodhje me një masë, formë dhe peshë të veçantë.

Merrni kontrollin e shëndetit tuaj

DUX është më tepër se thjesht një shtrat. Është mjet për mirëqenien Pavarësisht nëse vuani nga dhimbja e shpinës ose kaloni netë pa qetësi në përpjekje për t'u rehatuar, Sistemet e Performancës së Lartë të Gjumit DUX ju lejojnë të merrni çlodhjen dhe lehtësimin që ju nevojitet.

Ndjeni dallimin

Nuk ka mënyrë më të mirë për të provuar Shtratin DUX sesa në jetën reale. Largoni të gjitha dyshimet. Gjeni dyqanin më të afërt dhe shikojeni vetë.

Gjeni një showroom

Të ngjashme