
Shkenca e gjumit
Qëllimi ynë është gjumi juaj i thellë
Ne e marrim gjumin seriozisht. E studiojmë. E matim. Studiojmë çdo aspekt të tij. Sistemet me Performancë të Lartë Gjumi DUX janë rezultat i mbi 90 viteve kërkime dhe zhvillime. Produktet tona ofrojnë një nivel të pakrahasueshëm suporti ergonomik për t'ju ndihmuar të bëni gjumë të një cilësie më të lartë.
Flini më mirë, performoni më mirë
Pse flini më mirë në Shtratin DUX? Kur trupi bie në mes të një dysheku bën që të privohet lëvizja e lirë dhe truri juaj automatikish dërgon një sinjal të fortë i cili të zgjon nga gjumi i thellë. Për ta parandaluar, ju nevojitet një dyshek për gjumë të thellë që konturohet në mënyrë dinamike sipas lëvizjeve të trupit. Shtrati revolucionar i shkencës së gjumit DUX përshtatet me peshën dhe formën e trupit tuaj. Ai lëviz kur lëvizni ju. Përshtatet me linjat trupore, duke ju dhënë suport aktiv. Gjumë cilësor me DUX nënkupton vendim-marrje dhe përqendrim të përmirësuar, si dhe ngadalësim i procesit të plakjes.


Studimi i Institutit Karolinska
Në studimin e pavarur të gjumit të kryer nga Instituti Karolinska në Suedi, u matën modelet e gjumit. Kërkuesit studiuan individë duke fjetur në dyshekë të ndryshëm me susta të ndërthurura, duke përdorur një EEG për të regjistruar aktivitetin elektrik në korteksin cerebral të trurit. Studimi tregoi se përdoruesit e DUX jo vetëm që e arritën fazën e Gjumit të Thellë më shpejt, por qëndruan aty më gjatë.


Pse është gjumi i thellë kaq i rëndësishëm?
Kërkimi tregon se gjumi është një gjendje tepër aktive. Ne i ripozicionojmë trupat gjatë gjithë natës, gjë e cila ruan qarkullimin e mirë. Trupat tanë çlirojnë hormone të rëndësishme gjatë gjumit. Sistemi imun rindizet dhe truri angazhohet në një larmi funksionesh kritike të mirëmbajtjes trupore. Është e vetmja fazë gjumi kur trupi mund të rregullojë dhe rigjenerojë indet, të forcojë kockat dhe muskujt dhe në të njëjtën kohë të forcojë sistemin imun.

Lehtësim i dhimbjes së shpinës
Dhimbja e shpinës është brenda kontrollit tuaj. Zgjedhja e shtratit të duhur ju jep lehtësim dhe mund të ndryshojë plotësisht ditët tuaja.

Shtrati që merr frymë
Hapësirat përreth spiraleve u japin mundësi shtretërve tanë të marrin frymë, duke e çliruar dyshekun nga nxehtësia e trupit. Qarkullimi i ajrit redukton aromat dhe krijon ventilim për të luftuar bakteret dhe mykun.

Sistemi Pascal i Suportit të Personalizuar
Ne përqafojmë dallimet mes njerëzve që ndajnë të njëjtin shtrat. Prandaj sistemi ynë Pascal me kuti të ndërrueshme sustash ju lejon të personalizoni individualisht anën tuaj të shtratit.

Ndjeni dallimin
Nuk ka mënyrë më të mirë për të provuar Shtratin DUX sesa në jetën reale. Largoni të gjitha dyshimet. Gjeni dyqanin më të afërt dhe shikojeni vetë.

dhjetor 1, 02022
DUXIANA bëhet Furnizuesi Zyrtar i Shtretërve për Tottenham Hotspur
DUXIANA – prodhues i Shtratit DUX, i njohur për optimizimin e gjumit përmes përdorimit të teknologjisë së përparuar dhe materialeve të qëndrueshme, është bërë Furnizuesi Zyrtar i Shtretërve për…
Lexoni më shumë

shtator 28, 02022
Rehati novatore që prej 1926
Thuajse një shekull pas krijimit, prodhuesi suedez i shtretërve DUX vazhdon të ofrojë rehati përmes kombinimit të mjeshtërisë dhe novacionit. Fjalë: Ben Thomas, Revista Sleeper Kur prodhuesi…
Lexoni më shumë

qershor 14, 02022
IKONA TË GJALLA NGA DUX
Një ekspozitë e kuruar nga Pernille Vest DUX paraqet ekspozitën Ikona të Gjalla në lidhje me edicionin e këtij viti të 3DaysofDesign në Kopenhagë.°Stilistja interiore Pernille Vest ka kuruar…
Lexoni më shumë