DIFERENCA E DUX
Pse ju duhet një shtrat DUX
Të DUX, apo mos të DUX? Kjo është çështja. Studimet kanë treguar se shtretërit DUX performojnë më mirë se krevatet e zakonshme. Pas një shekulli zhvillimesh të vazhdueshme, ne ju ofrojmë një gjumë të shëndetshëm e të rehatshëm, me teknologji inovative dhe zgjidhje të qëndrueshme. Me DUX, ju investoni për përvojën dhe cilësinë e lartë.
Novacion për rehati
Filozofinë tonë të dizajnit e bazojmë në novacion. Krevati DUX mbështet në mënyrë të barabartë zonat kritike të trupit tuaj, duke ju dhuruar rehati dhe gjumë më të thellë. Dizajni ynë unik e lejon shtratin të marrë frymë, duke ofruar ajrim të nevojshëm për higjienën e duhur, dhe duke larguar nxehtësinë e trupit.
-
Strategjia e komponentit DUX
ZËVENDËSONI, RINOVONI, RESTAURONI
Shtrati DUX përbëhet nga elementë të personalizuar. Secili element është i zëvendësueshëm dhe madje i përmirësueshëm. Për fleksibilitet më të madh shtresa jonë e sipërme nuk është e kapur pas shtratit. Pjesa e sipërme e dyshekut zbërthehet për t'i lejuar akses Sistemit Pascal të Mbështetjes së Personalizuar ndërkohë që bazat e dyfishta të sustave veprojnë në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Rezultati është një shtrat që jo vetëm mund të restaurohet sipas nevojës, por edhe të përmirësohet vazhdimisht me daljen në treg të aksesorëve të rinj dhe avancimeve të reja teknologjike. .
-
Susta novatore
Shtrati që merr frymë
Një përfitim i rëndësishëm dhe i neglizhuar i sistemit të sustave buron nga fakti që në thelb shtrati është i zbrazët. Kjo krijon qarkullim të ajrit nëpermjet lëvizjeve të përdoruesit. Ajri qarkullues jo vetëm që mund të largojë nxehtësinë e trupit nga dysheku, por mund edhe të prodhojë nivelin e nevojshëm të ventilimit për të ndihmuar në luftimin e aromave, baktereve dhe mykut.
Përqafoni dallimet tuaja me sistemin tonë të mbështetjes së personalizuar
Një shtrat që është i përkryer për ju mund të mos jetë zgjidhja më e mirë për partnerin tuaj. Rehati për DUX do të thotë që s'ka kompromise. Sistemi ynë Pascal i Mbështetjes së Personalizuar ju jep mundësi të personalizoni anën tuaj të shtratit – të gjitha këto për të siguruar mirëqenien e të dyve, pavarësisht dallimeve.
Qëndrueshmëri, cilësi dhe jetëgjatësi
Jemi të fiksuar pas jetëgjatësisë. Me materiale të cilësisë së lartë, pa toksina dhe të çertifikuar sipas standardit OEKO TEX 100, ne ndërtojmë shtretër që zgjasin për breza me radhë. Dizajni ynë novator na lejon të ndryshojmë dhe përmirësojmë shtratin tuaj. Duke zgjedhur Shtratin DUX, ju bëni zgjedhjen e duhur nga këndvështrimi mjedisor.
Më tepër se thjesht një shtrat
DUX është më tepër se thjesht një shtrat. Është mjet për mirëqenien Shtrati DUX është për gjumë të thellë. Është e vetmja kohë kur trupi juaj mund të riparohet, rimëkëmbet dhe përtërihet vetë.
-
Lehtësim i dhimbjes së shpinës
Ne shpenzojmë mesatarisht një të tretën e jetës në gjumë. Meqenëse shpina mbron qendrën e sistemit nervor, i cili luan një rol vendimtar në çdo sistem tjetër të trupit tuaj, ajo ka nevojë për suportin e duhur. Shtrati DUX shpërndan peshën tuaj në mënyrë të barabartë duke u siguruar që muskujt e shpinës të çlodhen dhe të rigjenerohen.
Mësoni më shumë rreth lehtësimit të dhimbjes së shpinës
-
Shkenca e gjumit cilësor
Një shtrat i rehatshëm është një nga faktorët më të rëndësishëm për të siguruar një pushim cilësor gjatë natës. Por kjo nuk ndodh rastësisht. Çdo inovacion i DUX është rezultat i studimit dhe hetimit të kujdesshëm. Mësoni më shumë për shkencën e gjumit pas kërkimeve dhe zhvillimeve tona.
Studimi i gjumit më të mirë
-
Shtretër
DUX 80
Përjetoni kulmin e pushimit me zonat tona të personalizuara të rehatisë dhe rregullimin shtesë të mbështetjes për mesin, duke ofruar përvojën më të mirë të gjumit.
Lexoni më shumë
-
Koka shtrati
Eden
Një pamje moderne me detaje të bëra në mënyrë unike për çdo artikull.
Lexoni më shumë
-
Karriget e thjeshta
Jetson
Komfort fantastik, dizajn modern, vendosje e lehtë dhe një thesar për shtëpinë.
Lexoni më shumë
Gjeni një showroom
Ndjeni dallimin
Nuk ka mënyrë më të mirë për ti përjetuar të gjitha sesa eksperienca në jetën reale. Largoni të gjitha dyshimet. Gjeni showroom-in më të afërt dhe përjetoheni vetë.
Leximi para gjumit
Bëhuni gjumash i informuar
-
shtator 16, 02026
Shekulli i parë i një biznesi familjar
Katër breza drejtuesish kanë formësuar – dhe riformësuar – markën DUX. Prej 100 vitesh, DUX ka mbetur me krenari një kompani 100% në pronësi…
Lexoni më shumë
-
shtator 6, 02026
Niveli i radhës në personalizimin e gjumit
Sot po lançojmë një gamë të zgjeruar të DUX Comfort Top Pads, një nga tre komponentët kryesorë të zëvendësueshëm të koleksionit…
Lexoni më shumë
-
gusht 24, 02026
Sam Office: rikthimi i një klasiku
Disa mobilie janë krijuar për t’i rezistuar kohës. Ato plaken hijshëm dhe përdoren për breza, jo vetëm për disa vjet. Këto pjesë meritojnë…
Lexoni më shumë
Eksploroni koleksionin e shtretërve tanë
Gjeni përshtatjen tuaj të përkryer nga koleksioni DUX.