Anashkaloni përmbajtjen kryesore

DUXIANA bëhet Furnizuesi Zyrtar i Shtretërve për Tottenham Hotspur

DUXIANA – prodhues i Shtratit DUX, i njohur për optimizimin e gjumit përmes përdorimit të teknologjisë së përparuar dhe materialeve të qëndrueshme, është bërë Furnizuesi Zyrtar i Shtretërve për Tottenham Hotspur.

Sistemi i saj premium i gjumit DUX 8008, bashkë me produktet e jastëkëve, tani gjendet në çdo dhomë të The Lodge – ambienti ynë modern i akomodimit të lojtarëve në Hotspur Way – për t'i asistuar lojtarët me maksimizimin e gjumit dhe rikuperimit.

Për të garantuar vazhdimësi të gjumit, lojtarëve tanë u jepet gjithashtu një paketë identike me shtrat dhe aksesorë në shtëpitë e tyre.

8008 përbëhet nga tre shtresa sustash spirale me mbështetje unike të vazhdueshme, së bashku me dy shtresa lateksi natyral dhe një funksion për rregullimin e mesit, të cilat bashkë ofrojnë nivele të pakrahasueshme komoditeti dhe mbështetje aktive për të gjithë trupin.

DUXIANA synon gjithashtu të prodhojë shtretërit më të qëndrueshëm në treg, me produkte të bëra prej cilësisë më të lartë, materialesh që zgjatin shumë, duke përfshirë pishën suedeze me rritje të ngadaltë, çelikun suedez, pambukun me numër të lartë të fijeve dhe lateksin natyral që mblidhet nga pema e heveas.

tottenhamdux.jpg

Geoff Scott, kreu i mjekësisë dhe shkencës sportive, Tottenham Hotspur, tha: "Kërkojmë vazhdimisht të përmirësojmë ambientet dhe produktet që u jepen lojtarëve tanë. Shtrati DUX është më shumë se thjesht një shtrat – sistemi i tij me personalizim të plotë është një mjet kryesor për t'i ndihmuar lojtarët tanë të arrijnë rikuperimin optimal, ku gjumi luan një rol vendimtar. Shtrati DUX e ka përmirësuar më tej aftësinë e lojtarëve për t'u përshtatur me planin e tyre rigoroz që kur janë preznatuar në ambientet moderne të The Lodge".

Henrik Ljung, drejtori i përgjithshëm i DUX & DUXIANA, tha: "Jam tejet krenar që marka jonë është emëruar Furnizuesi Zyrtar i Shtretërve për Klubin e Futbollit Tottenham Hotspur. Kur na erdhi mundësia për të punuar me një markë globale të shkëlqyer që ndan fokusin tonë te shëndeti dhe mirëqenia përmes gjumit, si dhe të njëjtin nivel përkushtimi ndaj qëndrueshmërisë, e patëm të lehtë të vendosnim. Tani mezi presim të punojmë me klubin dhe të luajmë pjesën tonë për ta ndihmuar ekipin të arrijë qëllimet".

GettyImages-1424685554.jpg

Të ngjashme