Anashkaloni përmbajtjen kryesore

Shëndeti i shpinës

Na keni në krahë

Dhimbja e shpinës është brenda kontrollit tuaj. Zgjedhja e shtratit të duhur ju jep lehtësim dhe mund të ndryshojë plotësisht ditët tuaja. Me DUX bëni gjumë të thellë pa dhimbje, eksperiencë ideale për shpinën tuaj.

Mbani shpinën drejtë

Gjatë gjumit të natës, shpina nuk merr domosdoshmërisht çlodhjen që i nevojitet. Mungesa e suportit të duhur mund të shkaktojë tension. Prandaj ne i dizajnojmë produktet tona të drejtojnë shpinën tuaj përmes suportit dinamik. Imagjinoni të flini në një shtrat që i përshtatet formës dhe lëvizjeve të trupit tuaj. Si ju influencon kjo gjë? Pozicion natyral, muskuj të relaksuar, më pak dhimbje, qarkullim më i mirë i gjakut dhe një mundësi për të përtërirë plotësisht trupin tuaj gjatë natës. Shtrati DUX jua jep të gjitha këto.

Pozicioni i duhur gjatë gjumit

Fjetja në anë është pozicioni më i mirë dhe ju shpjegojmë pse. Është i vetmi pozicion që lejon drejtimin e shpinës. Po ashtu, ka shumë pak trysni mbi shpinën kur shtriheni anash. Nëse flini në një pozicion si të fëmijës në fetus, ju heq edhe më shumë presion nga pjesa e poshtme e shpinës.

Dr. Jason Gordon, specialist shpine me mbi dy dekada përvojë

Lehtësim i dhimbjes së shpinës

Personalizuar sipas nevojave tuaja

Sistemi Pascal i Suportit të Personalizuar

Duke besuar se nuk ka një masë për të gjithë, ofrojmë zgjidhje të personalizuara për të përmbushur nevojat tuaja specifike. Nëse ju dhe partneri juaj nuk jeni identikë në formë, madhësi dhe peshë, keni nevojë për një shtrat që do të marrë parasysh ndryshimet tuaja trupore.

Sistemi ynë Pascal i kutive të këmbyeshme të sustave ju mundëson të personalizoni anën tuaj të shtratit për suport dhe rehati optimale. Në një shtrat DUX, rehatia nuk duhet të kompromentohet asnjëherë.

Lexoni më shumë

Suport i mesit

Pavarësisht nëse është një çështje e përhershme ose një gjendje e përkohshme si shtatzënia ose dëmtimet fizike, kur flini mund të keni nevojë për suport shtesë të mesit. Modeli DUX 8008 është zgjidhja e përkryer për nevojat tuaja, sepse përfshin një levë dore të lëvizshme.

DUX 8008 me mbështetje mesi

Shtretër të ndryshëm për nevoja të ndryshme

Nga sistemi unik i ndërlidhjes së sustave tek Sistemi Pascal i Mbështetjes së Personalizuar dhe atij Lumbar – për të gjitha modelet, ne përdorim vetëm materialet e shkallës më të lartë, të cilat janë zgjedhur për karakteristikat e performancës së tyre me qëllim që të realizojmë dyshekun e fundit luksoz që do t'ju duhet të blini ndonjëherë. Trajtoni veten dhe gjeni shtratin tuaj ideal për një mënyrë më të mirë gjumi.

Gjeni modelin e shtratit tuaj

shëndeti i shpinës

Miti i krevatit të fortë

Historikisht dyshekët bëheshin prej një materiali që kompresohej, i cili shkaktonte rënie në mes. Pozicioni i hamakut i bënte njerëzit të vuanin nga dhimbja e shpinës, prandaj krevati i fortë ishte opsioni më i mirë për ta.

E vërteta, mbështetur nga shkenca, është se shtrati juaj nuk duhet të jetë as shumë i fortë, as shumë i butë. Për të vlerësuar dyshekun, duhet të studioni se si e ndihmon ai shpinën tuaj. Kur muskujt tuaj mund të relaksohen plotësisht, shpina merr drejtimin e duhur. Vetëm atëherë jeni në rrugën e duhur drejt rehatisë maksimale dhe shëndetit të shpinës.

Lexoni më shumë

Dysheku është i rëndësishëm

Si mund t'ju ndihmojë shtrati juaj me dhimbjen e shpinës

Mbështetur në kërkimet mjekësore, mbi 80% e njerëzve përjetojnë dhimbje shpine gjatë një faze të caktuar të jetës së tyre. Muskujt punojnë për të mbrojtur shpinën gjatë ditës. Ata meritojnë të pushojnë natën. Ka shumë lloje dhimbjesh të shpinës dhe, fatmirësisht, ka zgjidhje të ndryshme për secilën prej tyre. Qoftë kur vuani nga dhimbja poshtë mesit, në mes, mbi mes ose në qafë, ka një jastëk, krevat apo dyshek për ta lehtësuar.

Që prej 1926, inxhinierët tanë kanë studiuar dhimbjen e shpinës dhe zakonet e gjumit për të krijuar ambientin ideal për rigjenerim. Pasi keni mësuar pak më shumë rreth llojeve të dhimbjes së shpinës, mund të filloni të kërkoni zgjidhjen e përkryer dhe të personalizuar nga DUX.

Të ngjashme