Anashkaloni përmbajtjen kryesore

DIFERENCA E DUX

Pse ju duhet një shtrat DUX

Të DUX, apo mos të DUX? Kjo është çështja. Studimet kanë treguar se shtretërit DUX performojnë më mirë se krevatet e zakonshme. Pas afro 1-shekulli me zhvillim të vazhdueshëm, ju ofrojmë një gjumë të shëndetshëm, të rehatshëm, me teknologji novatore dhe zgjidhje të qëndrueshme. Me DUX, ju investoni për përvojën dhe cilësinë e lartë.

Novacion për rehati

Filozofinë tonë të dizajnit e bazojmë në novacion. Krevati DUX mbështet në mënyrë të barabartë zonat kritike të trupit tuaj, duke ju dhuruar rehati dhe gjumë më të thellë. Dizajni ynë unik e lejon shtratin të marrë frymë, duke ofruar ajrim të nevojshëm për higjienën e duhur, dhe duke larguar nxehtësinë e trupit.

Novacioni DUX

Përqafoni dallimet tuaja me sistemin tonë të mbështetjes së personalizuar

Një shtrat që është i përkryer për ju mund të mos jetë zgjidhja më e mirë për partnerin tuaj. Rehati për DUX do të thotë që s'ka kompromise. Sistemi ynë Pascal i Mbështetjes së Personalizuar ju jep mundësi të personalizoni anën tuaj të shtratit – të gjitha këto për të siguruar mirëqenien e të dyve, pavarësisht dallimeve.

Zbuloni sistemin Pascal

Qëndrueshmëri, cilësi dhe jetëgjatësi

Jemi të fiksuar pas jetëgjatësisë. Me materiale të cilësisë së lartë, pa toksina dhe të çertifikuar sipas standardit OEKO TEX 100, ne ndërtojmë shtretër që zgjasin për breza me radhë. Dizajni ynë novator na lejon të ndryshojmë dhe përmirësojmë shtratin tuaj. Duke zgjedhur Shtratin DUX, ju bëni zgjedhjen e duhur nga këndvështrimi mjedisor.

Krijoni qëndrueshmëri me DUX

Më tepër se thjesht një shtrat

DUX është më tepër se thjesht një shtrat. Është mjet për mirëqenien Shtrati DUX është për gjumë të thellë. Është e vetmja kohë kur trupi juaj mund të riparohet, rimëkëmbet dhe përtërihet vetë.

Leximi para gjumit

Bëhuni gjumash i informuar

Eksploroni koleksionin e shtretërve tanë

Gjeni përshtatjen tuaj të përkryer nga koleksioni DUX.

Shikoni të gjitha modelet e shtretërve