Anashkaloni përmbajtjen kryesore

Mobilie

Tavolina Lunaria

Eksploroni jehonat e hënës në një tavolinë të gjithanshme me linja të buta dhe dru të ngrohtë.

Karakteristikat

  • Ndërtim prej frashëri natyral, lyer me vaj dylli
  • Vjen në tre madhësi me perimetra dhe lartësi të ndryshme

Përshkrimi

Koleksioni unik i tavolinave është dizajnuar me një sipërfaqe të rrumbullakët të parregullt, që të kujton hënën e shtrembëruar kur thyhet nga drita e atmosferës së Tokës. Kjo gjurmë i dha emrin kësaj tavoline: Lunaria. Megjithatë, personaliteti i koleksionit, vjen nga tonet e buta e të ngrohta që përftohen nga përdorimi i frashërit natyral i lyer me dyll.

Koleksioni Lunaria ofron fleksibilitet të lartë, me tra madhësi të ndryshme për të zgjedhur. Versioni më i vogël ka një gjerësi prej vetëm 39 cm, por me lartësinë më të madhe prej 50 cm. Masa mesatare është 51 cm e gjerë, me një lartësi disi më të vogël prej 45 cm. Versioni i madh ofron një sipërfaqe të bollshme prej 86 cm gjerësi dhe 40 cm lartësi. Kjo mundëson përzierjen dhe përshtatjen e tavolinave, ku lartësitë e ndryshme rregullojnë mbivendosjen e stileve.

Përmasat

Size Gjerësia Lartësia
Small 39cm 50cm
Medium 51cm 45cm
Large 86cm 40cm

Shkarkimet

Tavolina Lunaria

Me formën e saj të rrumbullakët e disi të çrregullt dhe me tone të ngrohta druri, tavolina Lunaria është një shtesë e mirëpritur në shtëpinë tuaj, qoftë si një tavolinë anësore apo si një tavolinë kafeje në dhomën e ndenjes ose si një komodinë ngjitur me shtratin. Vjen në tre madhësi.

Dizajnues

CLAESSON KOIVISTO RUNE

Partneriteti arkitekturor suedez Claesson Koivisto Rune është një zyrë me vlerësim ndërkombëtar multi-disiplinore me një theks të barabartë tek arkitektura dhe dizajni.

Lexoni më shumë

Më shumë tavolina

Më shumë mobilie