Mobilie
Divan Ritzy
Një divan bashkëkohor me detajet më të rafinuara, për një rehati tejet ekskluzive dhe komoditet absolut.
Karakteristikat
- Dy masa për të zgjedhur: një divan me dy vende dhe një divan me tre vende
- Opsione tapicerie me një gamë të gjerë ngjyrash dhe materialesh, përfshirë lëkurën
- Jastëkë me teknologjinë e sustave Pascal DUX
- Jastëk mbështetës me sfungjer me densitet të lartë, për një rehati të jashtëzakonshme
- Element për uljen dhe mbështetjen e kurrizit i dizajnuar me rrjetë Pullmaflex për rehati afatgjatë pa varje
- Këmbë prej çeliku inoks
Përshkrimi
Prezantuar nga Ekipi i Dizajnit DUX në 2021, Ritzy e justifikon emrin e tij në çdo detaj, duke i shtuar shtëpisë suaj, zyrës apo të dyjave, një copëz të elegancës moderne. Pjerrësia elegante dhe dizajni i rafinuar i mbështetëses së shpinës e bëjnë këtë divan elementin që merr gjithë vëmendjen në çdo dhomë.
Megjithatë, Ritzy nuk është thjesht një pjesë e dekorit të brendshëm. Ai është projektuar me kujdes për të ofruar rehatinë më të mirë ergonomike, duke garantuar një relaks cilësor për gjithë jetën. Jastëkët përshtaten me formën unike të trupit tuaj, falë të njëjtës teknologji të sustave Pascal që përdoret në shtretërit DUX. Ndërkohë, jastëku mbrapa është i mbushur me sfungjer poliuretani (PU) të cilësisë më të lartë, i cili ka një ngjeshje më të lartë se mbushjet e zakonshme me sfungjer për të ofruar komoditet më të madh e më jetëgjatë.
Koleksioni Ritzy është dizajnuar për t'u përshtatur në hapësira të ndryshme dhe me nevojat familjare, duke ofruar mundësinë që të ulen dy ose tre veta. Gjithashtu koleksioni përfshin një poltron që shkon me divanin, një stol për këmbët dhe shtrat ditor.
Përmasat
| Size | Gjerësia | Thellësia | Lartësia | Lartësia e ulëses |
|---|---|---|---|---|
| Two-seater | 180cm | 80cm | 85cm | 42cm |
| Three-seater | 210cm | 80cm | 85cm | 42cm |
Shkarkimet
Divan Ritzy
Nga mendjet e Ekipet e Dizajnit të DUX, Ritzy është një divan i shek. 21, elementi ideal që zbukuron shtëpinë tuaj ose një prezantim i fuqishëm profesional për biznesin tuaj. Shitet si një divan për dy ose tre vende.
-
Divan për 3 vende
-
Sistem i Sustave DUX
Divane
Personalizoni
Tapiceritë për divanet DUX vijnë në një përzgjedhje të pëlhurave dhe lëkurave DUX, duke përdorur vetëm materiale me zgjedhje të cilësisë së lartë në nivele të ndryshme çmimesh. Ne zgjedhim pëlhura dhe lëkura që bazohen në cilësi, fortësi, rezistencën ndaj pushavitjes dhe fërkimit, mungesës së ndikimit nga drita dhe qëndrueshmërisë.