DUX prezanton Outdoor Collection
DUX prezanton Outdoor Collection, një gamë të re mobiliesh modulare që sjell në ambientet e jashtme rehatinë, inovacionin dhe mjeshtërinë që përcaktojnë DUX.
Duke e shtrirë qasjen e DUX ndaj rehatisë në ambientet e jashtme, koleksioni kombinon ulëse modulare, tavolina të përshtatshme dhe shezllongë të rregullueshmë, të krijuar për të mbështetur trupin në mënyrë natyrale dhe për t’u përshtatur me hapësira të ndryshme të jashtme.
I përcaktuar nga një filozofi modulare, koleksioni mundëson konfigurime të personalizuara sipas mjediseve dhe mënyrave të ndryshme të jetesës. Me materiale të përzgjedhura me kujdes për ambientet e jashtme, si edhe me rehatinë dhe mjeshtërinë që lidhen me DUX, koleksioni është krijuar për të qëndruar jashtë gjatë gjithë vitit, duke ofruar rehati afatgjatë në çdo stinë.
I udhëhequr nga tonalitete të buta neutrale, të frymlëzuara nga natyra, koleksioni prezanton pëlhura për ambiente të jashtme me një ndjesi të këndshme në prekje, të frymlëzuara nga tapiceritë e ambienteve të brendshme dhe që ndërthurin qëndrueshmërinë me një estetikë më të butë e të çlirët.
DUX Outdoor Collection është krijuar për çastet kur koha ngadalësohet. Donim të sillnim në ambientet e jashtme të njëjtën rehati, cilësi dhe jëtegjatësi që përcaktojnë DUX. Për ne, mobiliet për ambiente të jashtme nuk kanë të bëjë me mbushjen e një tarrace, por me krijimin e një vendi ku njerëzit dëshirojnë të qëndrojnë pak më gjatë.
Tobias Almén - drejtuesi i produkteve në DUX

DUX Outdoor Collection do të jetë i disponueshëm nga tremujëri i parë i vitit 2027
Si pjesë e gamës së mobilieve DUX që vijon të zhvillohet, Outdoor Collection mbështetet në një shekull rehatie, mjeshtërie dhe dizajni skandinav. I njohur prej kohe për krijimin e produkteve që përqendrohen te rehatia dhe mënyra se si trupi pushon natyrshmëm, DUX tani e sjell të njëjtën filozofi në jetesën në ambiente të jashtme, me një sistem mobiliesh modulare të krijuar për përdorim në çdo stinë.
Që nga viti 1926, DUX ka ndërthurur mjeshtërinë suedeze, inovacionin dhe rehatinë për të krijuar produkte që përmirësojnë mënyrën se si njerëzit jetojnë, pushojnë dhe çlodhen.
