header

Shtretërit DUX

Shtrati DUX është rezultat i afro 90 viteve kërkimore dhe zhvilluese. Çdo shtrat ka në përbërje sistemin tonë unik të sustës i cili fut në punë mijëra tela hekuri të ndërlidhura që ulin ndjeshëm presionin negativ ndaj trupit. Ne ofrojmë shtretër me dyshek suste, shtretër kontinental dhe shtretër të lëvizshëm – me ose pa sistemin tonë ekskluziv Pascal – i cili lejon përdoruesin të përshtasë shtratin sipas nevojave dhe preferencave individuale.

Shtretërit me dyshek suste

Dysheku me susta është një dizajn klasik që mund të suportohet nga një kornizë ose këmbë krevati. Shtretërit me susta DUX punohen me dru pishe shumë rezistent të Suedisë Veriore dhe me dy deri në tre shtresa sistem suste të bëra me hekur cilësor Suedez. Të mbuluara me lateks natyral dhe të punuara me një qepje të vaçantë, këta shtretër mbeten ikona origjinale e DUX.

Shtretërit kontinental

Një shtrat kontinental konsiston nga dy shtresa të ndara suste. Këta shtretër punohen me dru pishe shumë rezistent të Suedise Veriore dhe me dy deri në tre shtresa sistem suste të bëra me hekur cilësor Suedez. Të mbuluara me lateks natyror dhe të punuara me një qepje të vaçantë, këta shtretër dhurojnë cilësi gjumi të pakrahasueshëm.

Shtretërit e lëvizshëm

Një shtrat i lëvizshëm është i pajisur me një motorr të voltazhit të ulët që përdoret për të ngritur kokën, dhe shpesh pjesën e këmbëve të përdoruesit. Një zgjedhje ideale për ata që duan të ulen rehatshëm në shtratin e tyre. Si gjithë produktet tona, shtretërit e lëvizshëm punohen me materiale tepër të qëndrueshëm të një cilësie superiore. 

Një natë me gjumë të mirë

Sa i mirë është në të vërtetë gjumi yt? Të zgjohesh pas një nate me gjumë të mirë në një shtrat të rehatshëm është një ndjesi e pakrahasueshme. Një trup dhe mendje e pushuar i bëjne telashet e së djeshmes të ndihen të papërfillshme.