DIFERENCA E SHTRATIT DUX

DIFERENCA E SHTRATIT DUX

Gjumi imirë është specialiteti ynë.

Tek DUX, gjumi i mirë bazohet në teknologji të përparuar, punime artizanale të veçanta, testime të vazhdueshme dhe materiale të mirë-përzgjedhura. Kur fle në shtratin tonë, trupi yt pushon në afro 90 vite kërkimore dhe zhvillimi të vazhdueshëm.

“Madhështia e njeriut qëndron tek fuqia e tij menduese.” Blaise Pascal
SISTEMI PASCAL

SISTEMI PASCAL

Sistem me kuti të lëvizshme suste që lejojnë përdoruesin të përshtasë fortësinë e shtratit sipas preferencave, nevojave dhe dëshirës personale.

SHTRETËR TË QËNDRUESHËM

SHTRETËR TË QËNDRUESHËM

Testime intensive qëndrueshmërie tregojnë se Shtrati DUX ka jetëgjatësi deri në katër herë më shumë se sa shtretërit e tjerë në treg. 

MATERIALE TË QËNDRUESHME

MATERIALE TË QËNDRUESHME

Ne përdorim materiale natyrale të forta dhe të qëndrueshme – nga të cilat përfiton ambjenti dhe jetëgjatësia e shtratit tuaj. 

SISTEM I NDËRLIDHUR SUSTE

SISTEM I NDËRLIDHUR SUSTE

Sustat në shtretërit DUX janë të lidhura me njëra-tjetrën, duke i lejuar ato që të funksionojnë së bashku dhe jo si njësi individuale. Dizajni ndërlidhës do të thotë që sustat bashkë-veprojnë duke shpërndarë presionin në mënyrë të barabartë dhe duke shtuar rehatinë. Një dyshek i thjeshtë mund të ketë deri në 1000 susta. Shumica e shtretërve tanë kanë të paktën dyfishin e sustave dhe janë të vendosura në dy ose tre shtresa të veçanta. Shtresat e poshtëme të sustës dhurojnë amortizim të thellë dhe përballojnë peshën e trupit. Shtresa e sipërme suporton dhe ndjek konturet e trupit tuaj – një bashkëveprim harmonik dhe i mirëmenduar që dhuron rehati gjumi maksimale.

TE PUNUARA ME SISTEMIN PASCAL

Sistemi ynë më i avancuar i sustës është DUX Pascal dhe e ka marrë emrin nga matematicienti dhe fizikanti i shquar Blaise Pascal (1623 - 1662).

(Pa) është një njësi matëse e presionit; në rastin tonë është presioni i ushtruar nga një trup që pushon mbi shtrat. Sustat në sistemin Pascal vendosen në bazë të tre zonave relaksuese të trupit që janë shpatullat, ijet dhe këmbët. Ju mund t’i përshtasni opsionet sipas përmasave dhe komoditetit personal duke zgjedhur ndërmjet kutive të buta, mesatare ose të forta. Ky sistem lejon që të bësh ndryshime sipas nevojave personale siç janë rastet e shtatzanisë, raste të rënies ose shtimit në peshë ose për të ndihmuar në qetësim të dhimbjeve muskulare dhe kondicioneve të ngjashme.

FUSHATA TË VAZHDUESHME KËRKIMORE ME SHUMË REZULTAT

FUSHATA TË VAZHDUESHME KËRKIMORE ME SHUMË REZULTAT

DUX nuk do ishte këtu sot pa ndërmarrë fushata të vazhdueshme kërkimore dhe pa pasur dëshirën e pashtershme për t’u përmisuar vit pas viti. Ne kemi afro 90 vjet që jemi lider në fushën kërkimore të gjumit të mirë, dhe testet tona të shumta pasqyrojnë rezultate superiore. 

TESTI I PRESIONIT

Simulatori ynë i kompresionit teston se sa pjesë të ndryshme të shtratit DUX ushtrojnë presion kundër trupit. Rezultatet pastaj krahasohen me shtretër të tjerë dhe deri tani kanë qenë shumë positive: Presioni në një shtrat DUX jo vetëm që është më i ulët, por edhe më i mirë-shpërndarë se sa në shtretërit e tjerë. 

TESTI I QËNDRUESHMËRISË

Për të testuar qëndrueshmërinë e shtretërve DUX, ne përdorim Fingal – një kukull 130 kilogramshe e bërë me dru solid. Përgjatë një jave, Fingali rrotullohet majtas djathtas mbi afro 600,000 herë, duke simuluar kështu afro 30 vjet përdorimi të shtratit. Këto teste tregojnë se një shtrat DUX ka jetëgjatësi 3 deri në 4 herë më të gjatë se shtretërit e tjerë në treg. 

MATERIALET MË TË MIRA TË NATYRËS NË SHTRETËRIT TANË

Përzgjedhja e materialeve ka një rëndësi tejet të veçantë për kualitetin dhe qëndrueshmërinë e një shtrati, prandaj ne zgjedhim materiale shumë të forta dhe cilësore biologjike si hekurin, pishën, pambukun dhe lateksin natyral për shtretërit tanë – duke ndihmuar të dyja, natyrën dhe jetëgjatësinë e shtratit tënd.