NGA PRODHUES ÇOKOLLATE, NË KRIJUES SHTRETËRISH

NGA PRODHUES ÇOKOLLATE,  NË KRIJUES SHTRETËRISH

Historia e DUX ,një biznes familjar.

Që kur DUX u themelua në vitin 1926, synimi ynë i vetëm ka qenë dhe mbetet prodhimi i shtretërve më të rehatshëm në botë. Shtretërit DUX janë sot rezultati i afro 90 viteve kërkimore në fushën e teknologjisë së gjumit, të kombinuar po ashtu me mjeshtërinë tradicionale të punimeve Suedeze. Çdo detaj i vogël në shtretërit tanë është i testuar me kujdes, provuar, përmirsuar dhe testuar sërisht, në mënyrë që ne t’i qëndrojmë sa më afër vizionit tonë për një kualitet dhe komoditet të pashembullt.

Por na lejoni për një moment të kthejmë orën mbrapa në 1924-ën, viti në të cilin filloi historia e Shtratit DUX. Prodhuesi Suedez i çokollatës Efraim Ljung është në një udhëtim biznesi në Botën e Re, dhe sapo ka arritur në Çikago.

”Shtretërit tanë duhet të jenë vendi më i mirë në botë për rigjenerim.” Efraim Ljung
ZGJIMI

ZGJIMI

Efraim Ljung hyri në një hotel të vogël në qendër të Çikagos si prodhues çokollate dhe doli si një zbulues shtretërish. Nata që ai kaloi aty rezultoi një zgjim në botë-kuptimin e gjërë të këtij

biznesmeni të ri. ”Si është e mundur që një shtrat të jetë kaq i rehatshëm?”, pyeti ai veten pas një nate gjumi që kishte tejkaluar çdo eksepriencë të tijën.

NJË ZBULIM MAHNITËS

NJË ZBULIM MAHNITËS

I shtyrë nga kurioziteti i madh, Efraim debatoi me ndërgjegjen përpara se të nxirrte thikën e xhepit dhe të hapte një pjesë të vogël të copës së krevatit. Ai u shtang dhe u mahnit nga ajo që pa; shtrati ishte i ndërtuar me susta elastike metali. Me kujdes, ai e qepi copën përsëri por mori me vete në Suedi atë çka kishte zbuluar.

TEKNOLOGJI SUSTE UNIKE

TEKNOLOGJI SUSTE UNIKE

Kujtimi i një krevati elastik dhe gjumi të pakrahasueshëm që solli ai nuk mund të liheshin në harresë. Me kthimin në Suedi, Efraim filloi të merrej më pak me biznesin e tij tregtar dhe më shumë me eksperimentimin e sustave metalike të formave të ndryshme. Puna e tij disa vjeçare u finalizua me krijimin e shtratit të parë DUX, shtrat ky i një teknologjie të lartë dhe me një sistem suste të veçantë që reagon ndryshe ndaj peshës dhe presionit. 

KUALITET, ZHVILLIM DHE ZEJTARI

KUALITET, ZHVILLIM DHE ZEJTARI

Gjatë viteve ’40 dhe ’50 biznesi u zgjerua edhe në prodhimin e mobiljeve shtëpiake si divane dhe karrige moderne. Në vitet ’80 u krijua një koncept dyqanesh ekspozitore, DUXIANA, që më vonë u shëndrrua në një emër komercial në industrinë e hotelerisë me të njëjtin emër. Sot, DUX është i përfaqësuar në 25 shtete dhe është një simbol i veçantë i cilësisë, inovacionit dhe zejtarisë moderne në mbarë botën, pikërisht siç e kishte përfytyruar Efraim Ljung rreth 90 vite më parë.

VIZIONI YNË NA SHTYN PËRPARA

VIZIONI YNË NA SHTYN PËRPARA

Fjala DUX do të thotë ”Lider” në Latinisht, dhe është pikërisht shpirti i lidershipit që ka qenë bashkë-udhëtari ynë që prej fillimit. Pasioni entuziast dhe kurioziteti i Efraim janë trashëguar nga gjenerata në gjeneratë në familjen Ljung. Ne jemi vazhdimisht duke studiuar teknologjitë e reja në mënyrë që të vazhdojmë përmisimin e produkteve tona vit pas viti. Vizioni i një nate të mirë gjumi është pjesë e ADN-së sonë, dhe është pikërisht ky vizion që na shtyn përpara.